Sport

Goli i Nushit e kthen St.Gallenin në superligë

Pas dy vitesh të kaluara në Challenge Ligue (Liga e dytë), skuadra e St. Gallenit ka siguruar sot kthimin në shoqërinë elitare të futbollit zviceran, në superligë.

Kjo është arritur dy javë para përfundimit të kampionatit, pasi që St.Gallen si skuadër mysafire mundi Locarnon me rezultatin 2 me 0.

Deri në minutën e 82 kalimi i St.Gallenit në superligë ishte i pasigurt. Ndërsa me shënimin nga ana e lojtarit shqiptar Kristian Nushi, të golit të dytë, gjithçka u bë e qartë: klubi i ri i superligës për sezonin 2012-2013 mban emrin St.Gallen.

Edhe një klub duhet të hyjë në superligë. Se a do të jetë ky FC Aarau apo Bellinzona, mbetet të shihet pas lojëve të barazhit.