Integrimi

Goli i Shkëlzen Gashit, më i votuari

Eurogoli i Shkëlzen Gashit kundër Thun-it është përzgjedhur si më i bukuri nga një votim i organizuar nga Radio dhe Televizioni Zviceran SRF.

“Goli i Shkëlzen Gashit me një diagonale nga një kënd i vështirë kundër Thun-it është goli më i bukur i Basel-it në rrugën drejt titullit të gjashtë rresht”, shkruan Srf, transmeton albinfo.ch.

Ky gol, i cili konsiderohet si një “gjuajtje arti” (“Kunstschuss”), dje është votuar 51%.

Vendet 3-5 shkuan për golat e Marcelo Diaz (13%), Breel Embolo (9%) dhe Davide Calla (7%).