Autotech

Google i hyn “luftës” me Amazonin e Apple-in

Është hera e parë që Google doli si e vetme në qendër. “Hey, Google” shkruan para hapësirës së Google në këtë panair

Në “Consumer Electronics Show” që mbahet prej 9 – 12 janar, mijëra kompani kanë udhëtuar drejt Las Vegasit për të treguar produktet e tyre më të reja dhe bashkëpunimet me kompani të tjera.

Por këtë herë, aty mori vëmendje edhe gjiganti Google, transmeton Albinfo.ch.

Është hera e parë që Google doli si e vetme në qendër. “Hey, Google” shkruan para hapësirës së Google në këtë panair. Me këtë Google po planifikon të përfshijë inteligjencën artificiale në shumë pajisje shtëpiake.

Inteligjenca artificiale sivjet doli të jetë ndër teknologjitë më të mëdha. Google në këtë garë do të përballet me Alexan e Amazonit dhe Sirin e Apple-it që do të përdoren së shpejti në alarmet kundër duhanit, pasqyrat e në pajisjet tjera shtëpiake.