Autotech

Google nis luftën ndaj lajmeve të rreme

Gjiganti i kërkimeve, Google, ka nisur luftën ndaj lajmeve të rreme, duke përditësuar politikat e veta.

Tani Google do të bllokojë uebfaqet që do të fshehin origjinën e tyre dhe synojnë të mashtrojnë lexuesit.

Dihet që Google është makina më e madhe e kërkimeve edhe për lajmet në botë dhe është fakt se jo të gjitha informatat në internet janë të besueshme mjaftueshëm. Uebfaqe të shumta të lajmeve po shfaqen ditë pas dite duke shtuar mundësitë për lajme të rreme, transmeton Albinfo.ch.

Në përditësimin e ri, Google do të arrijë misionin “për të organizuar informacionet botërore dhe do ta bëjë kërkimin më të lehtë dhe më efikas”.

“Teksa ne nuk do të mund të marrim veprime manuale si përgjigje ndaj çdo raporti, por raportet për lajme të rreme do të jenë të bazuara në ndikimin në përdorues dhe disa mund të fshihen nga ne”, ka shkruar Google.

Po ashtu, Google ka thënë se njerëzit mund të ankohen në ndonjë lajm nëse dyshojnë se ai është i rremë apo shkel rregullat e Googleit.