Autotech

Google nxjerr tri aplikacione të reja për foto

Google ka shpalosur tri aplikacione të reja për fotografi: “Storyboard” (Android), “Selfissimo!” (iOS dhe Android) dhe “Scrubbies” (iOS).

Lansimi vjen si pjesë e një programi të ri të Google “appsperiments” të cilin e ka lansuar së fundmi.

Programi i ri synon që zhvillimin e teknologjisë që po bën Google ta kthejë në aplikacione. Të tri aplikacionet e reja janë krijuar në teknologjinë “eksperimentale” të cilën Google vazhdon ta përpunojë.

Aplikacioni i parë “Storyboard” merr video-klipe dhe automatikisht nxjerrë 6 korniza në të cilat mund të shtrihet dhe të krijohet një libër komik. Google thotë se ka krijuar 1.6 trilionë kombinime të këtyre shiritave dhe kornizave, transmeton Albinfo.ch.

“Selfissimo!” është aplikacion i gatshëm për dy sistemet operative më të mëdha. Sapo të nisni të realizoni një foto “Selfissimo!” nis të shkrepë nga një fotografi për secilën pozë tuajën. Ideja është që përdoruesi të lëvizë në disa poza të ndryshme, ndërsa aplikacion shkrepë fotografitë çdo herë që përdoruesi ndalet.

I fundit është “Scrubbies”, që mundëson remiksin e videove, në stil të DJ-ve, duke mundësuar kombinimin e videove nga njëri te tjetri për të krijuar video të veçanta.