Autotech

Google paralajmëron ‘audiolibrat’

Nëse ju pëlqen të dëgjoni Harry Potterin në veturën tuaj në vend se të uleni dhe të lexoni për aventurat e tij – dhe ju bartni një telefon Android – jeni me fat. “Audiolibrat” po vijnë në Google Play.

Sipas raportimeve të fundit, Google ka vendosur një reklamë në të cilën ka shkruar se “Audiolibrat tani janë në Google Play”.

Megjithatë, kur klikohej kjo reklamë nuk hapej fare. Por ajo ka shtuar spekulimet se një opsion i ri do të vijë së shpejti, transmeton Albinfo.ch.

Google pritet që të zyrtarizojë shtimin e kategorisë së ‘Audiolibrave’ në GooglePlay Store, pak para se ta ndryshojë dizajnin e saj. Kompania planifikon t’u ofrojë përdoruesve mundësinë e kërkimeve për libra dhe blerjen e tyre.

Gjiganti teknologjik tashmë ofron ‘audiolibrat’ përmes librarisë në Google Play Music, por kjo bibliotekë pritet të zgjerohet me opsionin e ri dhe të ndarë në GooglePlay Store.

Siç raporton “pcmag”, ky opsion njëherë do të jetë i pranishëm vetëm në SHBA, Britani të madhe dhe Australi, ndërsa më pas pritet të dalë në treg botëror.