Fun
Google tejkalon Apple-n, bëhet marka më e vlefshme në botë
Sipas një raporti vjetor të lëshuar të enjten nga CET, Google e ka tejkaluar Apple-n dhe ka zënë pozitën në krye të markave më të vlefshme në botë, raporton agjencia e lajmeve DPA, përcjell albinfo.ch.
Sipas studimit “BrandZ”, i cili është bërë nga kompania për hulumtimin e tregut “Millward Brown”, në listat e njëqind markave më të mira dhe më të shtrenjta, vlera e Google-s është llogaritur në 229.2 miliardë dollarë.
I njëjti burim thotë se Apple ka humbur 8 për qind të vlerës së saj, e cila tani qëndron në 228,5 miliardë.
Në mesin e pesë markave janë ato amerikane Microsoft me 121.8 miliardë dollarë, një kompani e telekomunikacionit AT & T, e cila ka një rritje me 20 për qind të vlerës dhe rrjeti social Facebook, i cili me rritjen prej 44 për qind tani posedon vlerën 102.5 miliardë dollarë.
Analistët dhe ekspertët e markave kontributet më të mëdha për rritjen e Google-s ia atribuan strategjisë së zhvillimit në bazë të inovacionit.
Ekspertët nga kompania “Millward Brown” analizat e tyre i kanë bazuar në të dhënat financiare të kompanive, anketave në mesin e konsumatorëve dhe vlerësimin e tyre. Kjo është tashmë lista e dhjetë e tillë e kësaj kompanie dhe në një studim të ngjashëm që e kishte përpiluar kompania konsulente “Interbrand”, Apple ishte ende përpara Google.
Të ngjashme
Të tjera nga Fun
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?