Fun

“Google” zgjerohet dhe hap zyra të reja në Cyrih

Gjigandi amerikan “Google” përuroi të martën një zyrë të re në Cyrih. Kompania aktualisht punëson 2000 persona në brigjet e Limmat-it dhe parashikon që fuqia punëtore e saj të arrijë në 5.000.

Historia “Google” fillon në Cyrih në vitin 2004 me dy të punësuar në një zyrë të vogël dhe kaotike. Që nga atëherë, Cyrihu u bë qendra e parë për hulumtime dhe zhvillim jashtë Shteteve të Bashkuara dhe vendi i tretë më i rëndësishëm në botë.

Të përqendruar në kërkime

Sot, gjigandi amerikan i internetit po vendoset në ndërtesën historike postare, pranë stacionit të trenit. Një ndërtesë e rinovuar tërësisht, e cila daton nga viti 1930. Ky është hapi i parë në zgjerimin e kampusit të saj në Cyrih. Ashtu si vendet e tjera, arkitektura e brendshme është projektuar si një ftesë për kreativitet dhe inovacion.