Shqipëria

Goxhaj: Edhe 4 vjet, në Shqipëri s`do të ketë ulje të çmimeve të biletave

Ai thotë se qeveria mund të ulë çmimet vetëm nëse krijon kompaninë shtetërore të fluturimeve.

Eksperti për çështjet e transportit ajror, Dritan Goxhaj, ka thënë se në Shqipëri të paktën edhe për katër vjet çmimet e biletave për aeroplan nuk do të kenë ndonjë ndryshim, derisa të ndërtohet aeroporti i Vlorës.

Ai thotë se qeveria mund të ulë çmimet vetëm nëse krijon kompaninë shtetërore të fluturimeve.

“U bë një vit që thuhet do të hapet, do të hapet. Kompania shtetërore nuk i paguan tarifa aeroportit dhe duke qenë se nuk paguan, çmimi do të ulet për 70 euro”, ka thënë ai.