Shqipëria

Grabar-Kitaroviç: BE të njohë progresin e Shqipërisë

“Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të pakët”, ka thënë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

“Shqipëria ka qenë vendi ynë mik, kur miqtë ishin të pakët”, ka thënë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo i ka shprehur mirënjohje Shqipërisë për ftesën.

“Kroatët dhe shqiptarët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira që nga mesjeta. Shqipëria është një partner mjaft i rëndësishëm jo vetëm strategjik por edhe politik, kjo është njohur dhe nga BE. Kroacia mbështet fuqishëm rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe mirëpret të gjithë progresin e dukshëm që është bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të kërkuara për anëtarësimin e BE. Shqipëria dhe Kroacia mund të bëjnë shumë së bashku dhe qoftë një miqësi sa më e gjatë midis dy vendeve”,  u shpreh ndër të tjera ajo.