Sport

Granit Xhaka pushon në Kosovë

Ai së bashku me të fejuarën, Leoniten ishte në Majami të SHBA-së dhe në Meksikë, derisa ditët e fundit të pushimit do t’i kalojë në Kosovë, ashtu siç kishte bërë gjithmonë

Ashtu siç kishte premtuar, Granit Xhaka është kthyer në Kosovë në pushime, para se të fillojë përgatitjet me Arsenalin, shkruan albinfo.ch.

Ai së bashku me të fejuarën, Leoniten ishte në Majami të SHBA-së dhe në Meksikë, derisa ditët e fundit të pushimit do t’i kalojë në Kosovë, ashtu siç kishte bërë gjithmonë.

Ishte vetë Granit Xhaka që njoftoi se ka ardhur në Kosovë. “Me vëllain tim të vogël, Agon Xhaka”, ka shkruar Xhaka në ‘Instagram’.

Xhaka shumë shpejt do t’i bashkohet Arsenalit në përgatitje, ku këtë sezon do të kenë ambicie shumë më të mëdha.