Futboll

Granit Xhaka vazhdon kontratën me Arsenalin

Granit Xhaka ka nënshkruar sot kontratën e re me klubin londinez Arsenal.

Lajmin për nënshkrimin e kontratës e ka bërë të ditur klubi londinez.

Granit Xhaka po ashtu është duke marrë pjesë në Kupën e Botës në Rusi me kombëtaren Zviceriane, shkruan Albinfo.ch.

Po ashtu në një video e cila është publikuar në profiling zyrtar të Arsenalit në Twitter, Xhaka ka treguar se është i lumtur me kontratën e re të nënshkruar me Arsenalin.

“Shpresoj se në të ardhmen do të kemi rezultate të mira”, ka thënë Xhaka.

Graniti e kishte marrëveshjen me Arsenal deri në vitin 2021, ndërsa kontrata e re do ta lidhë me londinezët deri në qershor 2023.