Sport

Graniti sërish më i mirë se Taulanti

Kjo është hera e tretë që vëllezërit Xhaka ndeshen kundër njëri-tjetrit dhe sërish triumfon Graniti

Granit Xhaka sërish ka fituar duelin në vëllain e madh, Taulantin. Në fakt kjo është hera e tretë që vëllezërit Xhaka ndeshen kundër njëri-tjetrit dhe sërish triumfon Graniti, shkruan albinfo.ch.

Arsenali i Granitit ka mundur Baselin në Zvicër me rezultat 4:1, ku dy vëllezërit shqiptarë e nisën ndeshjen nga fillimi dhe luajtën për 90 minuta.

Njëkohësisht për Granitin ishte ndeshje emocionuese, pasi u rikthye në klubin ku filloi karrierën.

Arsenal vazhdon rrugën në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, derisa Basel nuk arrin të kualifikohet as në Ligën e Evropës.