Sport

Grashoppers e dëshiron futbollistin e Shkëndisë së Tetovës

Skuadra e Superligës zvicerane, Grashoppers po e kërkon futbollistin, Egzon Bejtullai, i cili luan për Shkëndijën e Tetovës

 

Numri i futbollistëve shqiptarë në Superligën e Zvicrës mund të rritet edhe më shumë. Skuadra e Superligës zvicerane, Grashoppers po e kërkon futbollistin, Egzon Bejtullai, i cili luan për Shkëndijën e Tetovës, shkruan albinfo.ch.

 

Është vetë skuadra shqiptare nga Tetova, që ka dhënë lajmin. “Bejtullai është para transferimit në Zvicër, dhe atë te skuadra e Grashoppers. Në ditët në vijim do të dihet nëse futbollisti i Shkëndijës dhe reprezentacionit Shpresa të Maqedonisë do të realizohet. Në Shkup pritet që këtyre ditëve të vij Matijas Valter, drejtori sportiv i klubit dhe menaxher i dikurshëm i Shkëndijës.

 

Megjithatë, për tu arritur ky transfer, duhet të merret dritë jeshile nga njerëzit e parë të Ecologut dhe pronarit Lazim Destani. Bejtullai është nën kontratë me Shkëndijën, por nëse zviceranet e duan Bejtillain, atëherë duhet të paguajnë dëmshpërblimin”, thuhet në njoftimin e Shkëndijës.