Sport

Grasshopper-i do t’ia zgjasë kontratën Kamberit deri më 2019

Klubi i Cyrihut FC Grasshopper planifikon ta mbajë Florian Kamberin edhe për katër vite të tjera.

Futbollisti kosovar, aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit 2016/2017, por klubi zviceran dëshiron para kohe të zgjasë kontratën e tij deri në fund të qershorit të vitit 2019, shkruan fussballinfos.ch.

20 vjeçari nga Glloxhani i Pjesës në korrik të vitit 2014 nga klubi FC Rapperswil-Jona kaloi tek U21 e Grasshopperit, ndërkohë që nga fillimi i këtij sezoni ai është në pjesë e ekipit bazë të këtij klubi ku deri më tash ka shënuar edhe një gol, njofton “albinfo.ch”.

Drejtori sportiv i Grasshopper-it Manuel Huber flet për renovimin e kontratës së Kamberit. “Me këtë ne fitojmë një sulmues të talentuar i cili është duke u zhvilluar dhe premton shumë për të ardhmen”, ka thënë ai.