Kosova

Gratë dinë të menaxhojnë më mirë se burrat

Gjinia femërore e menaxhon në mënyrë më racionale buxhetin familjar. Kjo pasi gratë blejnë vetëm gjërat e nevojshme për shtëpi dhe ushqimet e përzgjedhura nga gratë dallojnë shumë nga blerjet e meshkujve, transmeton albinfo.ch.
Kështu thotë një hulumtim i Institutit GAP. Hulumtimi nuk e përjashton mundësinë që gratë edhe mund të shpenzojnë më tepër se sa burrat, por për dallim prej tyre, fokusohen në blerjen e produkteve që janë në dobi të familjes.

Por, megjithatë, gratë thonë se me pagat e ulëta në Kosovë nuk është lehtë të menaxhohet buxheti familjar.

Ndërsa, burrat janë më të rezervuar të tregojnë se çfarë atyre u kujtohet të kenë blerë më shpesh për shtëpinë. Sidoqoftë, e pranojnë se i blejnë gjërat për të cilat u thotë gruaja.