Shkurt.ch

Gratë e FDP-së mbështesin kandidaturën e Moret për Këshillin Federal

Doris Fiala, deputete nacionale dhe kryetare e grave të FDP-së ka thënë për radion SRF se gratë e kësaj partie janë përcaktuar për kandidaten Moret

Pas ministrit në qeverinë e kantonit të Gjenevës, Pierre Maudet dhe deputetit nacional nga Tiçino, Ignazio Cassis, FDP ka edhe një kandidate zyrtare për vendin në Qeverinë Federale që do të mbetet vakant pas dorëheqjes së ministrit aktual të jashtëm Didier Burkhalter. Kandidati i tretë është në fakt një kandidate: Isabelle Moret nga Kantoni Vaud, deputete nacionale.

Morët ka theksuar disa herë ne paraqitjet e saj publike se nuk do të luajë “me letrën gjinore”, dmth parapëlqen të hyjë në garë për qeveri pa këtë avantazh ose barrë.

Por ndërkohë, në krah të saj janë rreshtuar shumë nga gratë e angazhuara në politikën e Bernës. Kështu, Doris Fiala, deputete nacionale dhe kryetare e grave të FDP-së ka thënë për radion SRF se gratë e kësaj partie janë përcaktuar për kandidaten Moret. Ajo ka theksuar se kjo vjen edhe si pasojë e paralajmërimit nga ana e ministres dhe presidentes aktuale Doris leuthard për të dhënë dorëheqje. Pra situata paraqitet e ndryshuar. “çështja gjinore (e gruas) me këtë deklarim ka ndryshuar në mënyrë të theksuar  dhe kjo ka bërë që ne, gratë e FDP-së të qëndrojmë plotësisht mbrapa zonjës Moret.