Kosova

Gratë e Kosovës me fëmijë në Siri (video)

Sipas statistikave 38 gra dhe 27 fëmijë nga Kosova kanë shkuar në vatra lufte

Përveç burrave, edhe një numër i grave shkuan në Siri, derisa gjithashtu morën me vete edhe fëmijët e tyre.

Ata e lanë jetën që e kishin në Kosovë për të shkuar në një vend ku nuk kishte siguri.

“Tema e Orës së Fundit” në “Klan Kosova” flet për gratë kosovare që morën fëmijët e tyre dhe shkuan në vatra të luftës në Siri e Irak, përcjell albinfo.ch.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin Grejkoc të Suharekës, ku nëna dhe familjet shkuan në Siri. Familjarët flasin se pse ndodhi një gjë e tillë. Nëna ishte 49-vjeçare, derisa fëmijët 17 dhe 14 vjeç. Sipas nënës, fëmija i madh ka vdekur, por ata shpresojnë që së paku i vogli të kthehet.

Sipas statistikave 38 gra dhe 27 fëmijë nga Kosova kanë shkuar në vatra lufte.

Studiuesit e fenë thonë se nuk lejohet maltretimi i fëmijëve, dhe nënat duhet të refuzojnë të dërgojnë fëmijët në vatra lufte, edhe këtë nëse e kërkon burri.