Bota

Gratë saudite gëzojnë të drejtën e vozitjes nga sot

Gratë saudite edhe zyrtarisht kanë filluar ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për vozitje, pasi heqjes së ndalesës shumëvjeçare.

Ndryshimi për ndalesën shumë vjeçare të vozitjes, u njoftua shtatorin e kaluar dhe Arabia Saudite lëshoi ​​patentë shoferët e parë  për gratë në fillim të qershorit.

Arabia Saudite ishte vendi i vetëm  në botë ku gratë nuk mund të pajiseshin me një patentë shofer dhe familjet duhej të merrnin me qira shoferë privatë për të afërmit e tyre.

Megjithatë, lëvizja vjen mes një goditjeje të intensifikuar ndaj aktivistëve që kanë bërë fushatë për të drejtat e grave në këtë drejtim.