Gruaja

Gratë shqiptare ndërtojnë shtëpi për familje të varfra në Kosovë

Forumi i Femrave Shqiptare me festë humanitare të dielën në diskotekën Bolero. Femrat shqiptare kanë ndërtuar deri më tani tri shtëpi për familje të varfra dhe dy të tjera janë në ndërtim e sipër. Aksionet e tyre për bledhjen e mjeteve organizohen përmes festave dhe me vetëkontribut

Forumi Femrave Shqiptare organizon festën humanitare për familje të pastreha në Kosovë, të sëmurë dhe njerëz në nevojë.

Forumi i Femrave Shqiptare ka ndërtuar deri më tani tri shtëpi për familje të varfra dhe dy të tjera janë në ndërtim e sipër.

Gratë shqiptare mbledhin mjete për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë përmes organizimit të festave dhe me vetëkontribut.

Ky forum shtrihet kudo ku jetojnë gratë shqiptare dhe numërojnë një numër të lartë të femrave shqiptare që janë të angazhuara në aktivitete humane të Forumit. Vetëm në Facebook ato kanë në grupin e tyre të mbyllur me mbi 14 mijë anëtare dhe numri grave që duan të ndihmojnë është vazhdimisht në rritje

Këtë të diele, me datë 19.11.2017 Forumi i Femrave Shqiptare i fton të gjitha gratë shqiptare të marrin pjesë në festën humanitare që do të mbahet në diskotekën Bolero me fillim në ora 13.00-19.00.

 Info rreth ngjarjes

  • Data e fillimit12 Nëntor 2017
  • Ora19:00
  • Data e përfundimit19 Nëntor 2017 - 13:00