Bota

Gregor Gysi kundërshton ekstradimin e Puigdemont

Politikani i majtë gjerman Gregor Gysi ka kundërshtuar vendimin e Prokurorisë gjermane për ekstradimin e separatistit katalonjas, Carles Puigdemont. Gjermani duhet të refuzojë ekstradimin e tij, mendon ai.

Gysi këto komente i bëri në intervistën për “Neuen Osnabrücker Zeitung” duke shtuar se konflikti mes Katalonjisë dhe Spanjës mund të zgjidhet përmes dialogut politik dhe jo me arrestime e burgosje. Ekstradimi vetëm “mund të tensiononte më shumë situatën.”

Puigdemont është arrestuar nga policia gjermane, pasi kaloi kufirin nga Danimarka në Gjermani. Ndaj ti kishte një flet arresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Madridi prej 25 mars.