CH-Ballkani

Grekët thanë „Jo“ në referendum

Rezultatet e para jozyrtare të votave të numëruara në referendumin e së dieles në Greqi tregojnë se 52 për qind e grekëve i  thanë „Jo“ propozimeve të kreditorëve ndërkombëtar për masat shtrënguese në Greqi. Sipas rezultateve të 48 përqind e votuesve ishin për marrëveshjen e propozuar nga KE, BQE dhe FMN.

Këtë e kishin konfirmuar edhe sondazhet që treguan për një mbështetje të vogël për Tsipras.

Ai u bëri thirrje grekëve për të votuar kundër, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdojë negociatat me Bashkimin Evropian, por këtë herë Tsipras do të ketë rezultatet e referendumit.

Liderët evropianë para votimit theksuan se referendumi është për ose kundër që Greqia të mbetet pjesë e zonës së euros, por autoritetet greke thanë se rezultati nuk ka të bëjë me faktin nëse euro do të mbetet një monedhë e Greqisë.

Në Athinë në sheshi Sintagma tashmë ka filluar festimet.