Bota

Greqia sërish në flakë

Dy fshatra në një ishullin grek janë përfshirë nga zjarri.

Greqia është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit, dy fshtra të Evia-s janë evakuar.

Sipas mediave shqiptare zjarri i është afruar dhjetra shtëpive, përcjell Albinfo.ch.

Mediat greke kanë raportuar se rreth 300 banorë të ishullit Evia janë detyruar të braktisin banesat e tyre pavarësisht se autoritetet greke kanë lajmëruar se rreziku nuk është i lartë.

Rreth 186 zjarrëfikës janë duke luftuar me flakët që kanë përfshirë një zonë pyjore.

8 avionë dhe 5 helikopterë janë vënë në gadishmëri për të shuar flakët.

Zjarri nisi pasditën e sotme, por flakët janë përhapur në një zonë pyjore te favorizuara nga erërat e fuqishme.

Disa ditë më parë Greqia u kaplua nga një situatë e vështirë prej zjarreve.