Shqipëria

Grimieri i famshëm shqiptar do të vizitojë Shqipërinë

Artisti shqiptar i makeup-it konsiderohet krahu i djathtë i Kim Kardashian

Njëri nga grimerët më të njohur botëror, është shqiptari, Mario Dedivanoviq, (Dedivanaj) i cili shumë shpejt do të shkojë në Shqipëri.

Ai është një prej personazheve më të njohur të showbiz-it ndërkombëtar si motrat Kardashian-Jenner, Megan Fox, Demi Lovato, Eva Longoria etj, përcjell albinfo.ch.

Artisti shqiptar i makeup-it konsiderohet krahu i djathtë i Kim Kardashian. Kimi sapo ka nisur një reality show që ka si producente pikërisht yllin e “Keeping Up With The Kardashians”, raportojnë mediat shqiptare.

Ai do të marrë pjesë në eventin e titulluar “Oda”. Një mbrëmje gala gjigante që ka si synim promovimin e vlerave, kulturës dhe turizmit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Nën kujdesin e “Ami Event”, në këtë event të shumëpritur do të jenë të ftuar emra të mirënjohur të artit, sportit e biznesit. Këto emra do të vlerësohen me çmime të ndryshme për përcjelljen e vlerave të kombit shqiptar në mbarë botën.

Mes tyre do të jetë dhe grimieri i famshëm Dedivanoviq. I cili që në hapat e parë të karrierës ka folur për origjinën e tij shqiptare si dhe ka prezantuar traditat e vlerat shqiptare për qindra mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai do të arrijë më 19 janar, derisa eventi do të mbahet një ditë më vonë.