Shkurt.ch

Gripi vazhdon të përhapet në Zvicër

Javën e kaluar numri i rasteve me grip ka vazhduar të rritet.

Gripi është i përhapur në të gjitha pjesët e vendit, siç tregohet në raportin javor të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), transmeton albinfo.ch. 137 mjekë, të cilët janë të lidhur me sistemin e raportimit të gripit, njoftuan javën e kaluar për 44.6 raste të tilla pas 1000 konsultimeve.

Pragu i 64 rasteve të dyshimta në 100 mijë banorë, nga të cilat mund të jetë një epidemi, tashmë është tejkaluar këtë javë me 50 në krahasim me vitin e kaluar.

Aktualisht fëmijët deri në 4 vjet janë më shumë të prekur nga gripi. Megjithatë, siç vazhdon BAG, trendi është në rritje në të gjitha grupmoshat, me përjashtim të 65-vjeçarëve.

Numri i rasteve të gripit vazhdon të rritet në Zvicrën perëndimore, rajonin e Bernës, Freiburg, Jura, si dhe në verilindje dhe juglindje në Zvicër.