Lajme

Gruevski merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Mandatari i ri, Nikolla Gruevski ka afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë. Liderit të VMRO-së i duhen 61 vota për të formuar qeverisë, me shumicën e thjeshtë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ia dorëzoi sot mandatin për përbërje të qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevskit, kryetar i partisë politike VMRO-DPMNE, e cila fitoi më së shumti ulëse në Kuvendin e Maqedonisë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Ivanov kishte afat vetëm edhe sot që t’ia dorëzonte mandatin partisë fituese në zgjedhje, që në këta rasti ishte VMRO DPMNE. Kjo e fundit fitoi 51 ulëse në Kuvend, kundrejt rizalit LSDM që firoi 49 ulëse në Kuvend. 20 nga 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë fituan partitë shqiptare, që në këtë rast janë çelësi i formimit të qeverisë së re maqedonase.

Mandatari i ri, Nikolla Gruevski ka afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë. Liderit të VMRO-së i duhen 61 vota për të formuar qeverinë, e shumicën e thjeshtë. Por, që shqiptarët të hynë në koalicion me Gruevskin, ai paraprakisht duhet t’i pranoj kushtet e partive politike shqiptare, që janë dygjuhësia në nivel të përgjithshëm republikan, Marrëveshja e Ohrit, zhvillimi dhe punësimi proporcional, njëri nga tri mandatet kryesore të shtetit, presidenti ose kryeparlamentari, etj.