E-Diaspora

Grupi nga Kosova me dy koncerte në Zvicër

Grupi i njohur muzikor nga Prishtina, “Gipsy Groove”, i njohur ndërkombëtarisht për interpretimin e muzikës me bazë rome të Ballkanit, do të mbajë dy koncerte në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Ky grup më 1 dhjetor do të jetë mysafir në Cyrih, në ambientin e njohur alternativ Photobastei, Sihlquai 125, 8005 Zürich, me fillim në orën 20:00.

Një ditë më vonë grupi i udhëhequr nga këngëtari dhe instrumentisti virtuoz, Bajram Kinolli “Kafu”, prezantohet para publikut të Bernës.

Në kuadër të mbrëmjes “Balkanb&World Music Night”, në Im Viento Sur, Lerchenweg 33, 3012 Bernë. Edhe në Bernë koncerti fillon në orën 20:00.

Bendi është i njohur për shkrirjen që i bën stileve të muzikës Funk, Ska, Reggae dhe xhaz me muzikën tradicionale rome të Ballkanit.

Në këngët që interpreton, grupi i përbërë nga gjashtë veta tematizon edhe temën e të drejtave të njeriut, gjegjësisht të romëve në gjithë botën.