Kosova
Gryka e Rugovës shndërrohet në destinacion të ngjitjes në shkëmbinj
Këtë javë është hapur edhe zona e re e ngjitjes në shkëmbinjtë e njohur si “VIP-Balcony” e cila në përbërjen e saj ka 15 vija të reja të ngjitjes
Gryka e Rugovës gjithnjë e më shumë është duke u shndërruar në një nga zonat më atraktive në Kosovë e po ashtu destinacion konkurrent në Evropë si një destinacion i turizmit të aventurës, transmeton albbinfo.ch.
Këtë javë është hapur edhe zona e re e ngjitjes në shkëmbinjtë e njohur si “VIP-Balcony” e cila në përbërjen e saj ka 15 vija të reja të ngjitjes të cilat do t’ju ofrohen vizitorëve për zhvillimin e këtij aktiviteti rekreativ turistik si një nga ofertat më të reja në Pejë.
Durim Sheremeti nga Komuna e Pejës ka thënë se kjo vijë e re i ndihmon zhvillimit të turizmit dhe pasurimit të ofertës turistike të komunës së Pejës. Ndërsa menaxher i projektit nga “Trentino con il Kossovo”, Elbert Krasniqi, shprehet se përmes këtij përveç mbrojtjes dhe promovimit të natyrës së qëndrueshme, kanë arritur të integrojnë edhe zhvillimin e turizmit.
“Përmes kësaj do të mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm, krijimin e vende të reja të punës për banorët lokal të Pejës si dhe promovimin e Grykës së Rugovës si një destinacion të turizmit të aventurës”, ka thënë Krasniqi.
Projekti Born Borderless Nature është projekt ndërkufitar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi i cili fokusohet në mbrojtjen dhe promovimin e biodiversitetit të qëndrueshëm si dhe mundësisë së shfrytëzimit të potencialeve natyrore për zhvillim të turizmit.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta Zyra e kompensimit i kishte refuzuar kërkesën, sepse ai kishte shpenzuar mbi 120,000 franga nga përfitimet...
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf