Futboll

«Guardian»: Klopp kërkon Shaqirin, sëbashku me Muhamed Salah në sulm?

Sipas të përditshmes britanike «Guardian» pas Xherdan Shaqirit së fundi ka interes trajneri i Liverpulit, Klopp. Klubi i Premier League është i gatshëm të paguajë klauzolën ndaj 26 vjeçarit shqiptar prej 12 deri 13 milion pfunda, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri ka dashur të transferohet në Liverpul prej 2014, por atëherë nuk lejoi klubi bavarez i Bajernit.

Por a është ide e qëlluar për gjilanasin të transferohet në Liverpul, ku ka konkurrencë Sadio Mané, Muhamed Salah dhe Roberto Firmino? Për Shaqirin interes kanë shfaqur edhe Tottenham dhe Southampton (me ish trajnerin e Stoke, Mark Hughes).