Maqedonia

Hahn: Maqedonia, shembull për rajonin

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn ka qëndruar në Shkup ku ka pasur një porosi të qartë për kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Ai ka thënë se reformat e nisura duhet të vazhdojnë, përcjell albinfo.ch.

“Mendoj se keni filluar mirë dhe është mirë të vazhdoni kështu. Vendi juaj ka shumë talente dhe ju nuk duhet t’i humbisni ato. Dy muajt e fundit vendi ka qenë simbol i stabilitetit në rajon, ju keni qenë shembull për të gjithë rajonin. Marrëveshja me fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe bisedimet me Greqinë janë shumë të rëndësishme”, theksoi eurokomisioneri.

Ndërsa kryeministri Zaev ka thënë se lajmi i djeshëm është motiv për të vazhduar përpara, përcjell albinfo.ch.

“Jemi të vendosur që të vazhdojmë me reformat dhe do të përgatisim plan të ri, që duhet të lidhet me zbatimin e vendimeve të deritanishme” , ka deklaruar Zaev në konferencës e përbashkët për media.