Shqipëria

Hahn: Në verë pritet të hapen negociatat me Shqipërinë

Ai theksoi se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë evropiane

Komisioneri Johanes Hahn ka thënë se KE-ja do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha për Deutsche Welle komisioneri i zgjerimit Hahn.

Ai theksoi se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë evropiane.