Maqedonia

Hahn për Der Standard: Maqedonia mund të ketë rol model për rajonin, pak dramatik ndikimi rus

Komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn ka kryer një intervistë me “Der Standard” ku ka folur për suksesin e marrëveshjes së kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.

“Në shtator ose tetor do mbahet një referendum në Maqedoni. Jam i sigurt se shumica e banorëve do mbështesin ndryshimet dhe kjo është në të mirë të të gjithëve,” tha ai, përcjell albinfo.ch. Maqedonia kaloi një krizë të rëndë trevjeçare, por qytetarët e panë se BE nuk i la të vetëm dhe se ajo mund të ketë “rol model për rajonin” në të ardhmen, vijoi më tej komisioneri i zgjerimit.

Në fund ai shtoi se ndikimin e Rusisë e sheh më pak dramatik dhe se rajoni “është i orientuar drejt Perëndimit.”