Maqedonia

Hahn përshëndet ratifikimin e marrëveshjes

Në lidhje me marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit ka pasur kritika të shumta, por përfaqësuesit e BE-së janë ndarë të kënaqur.

Komisionari europian për Zgjerim, Johannes Hahn, përshëndeti ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të Maqedonisë.

“Ky është hapi i parë nga shumë të tjerë drejt zbatimit të plotë. Unë besoj se të gjithë liderët politikë të tregojnë lidership dhe forcë për hapat e ardhshëm”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Kuvendi i Maqedonisë ka ratifikuar me shumicë votash një marrëveshje me Greqinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin dhe partneritetin strategjik të të dy vendeve.