Bota

Hajnat, nëpërmjet një vrime në mur, vodhën diamante në vlerë 2 milionë euro

Mënyra se si hajnat arritën të vjedhin diamantet me vlerë prej dy milionë eurosh është konfirmuar edhe nga policia franceze

Hajnat kreativë fundjavën e kaluar në Paris arritën sigurt deri në kasafortën e diamanteve në një mënyrë të pazakontë – me anë të një vrime në murin e një dhome fqinje, dhe lanë pas tyre një mesazh: “Pa dhunë dhe armë. Na vjen keq që ju shqetësuam”.

Mënyra se si hajnat arritën të vjedhin diamantet me vlerë prej dy milionë eurosh është konfirmuar edhe nga policia franceze, pasi tregtari i diamanteve ka raportuar grabitjen në policinë e Parisit.

Eksperti me përvojë mbi gurë të çmuar, i cili mbi 35 vjet bën tregti me diamante, rubinë dhe safirë, ishte vendosur në mënyrë diskrete në një ndërtesë të vetme apartamentesh në atë pjesë të Parisit, e cila ka vetëm zyra.

Hajnat, sipas policisë, ishin të përgatitur mirë për plaçkitje, sepse ata duhej të jenë të pajisur me mjete për thyerjen dhe shpimin e murit, dhe pastaj për të thyer kasafortën.