Shkurt.ch

Hajnat vodhën 700 kilogramë rrush në Bernë

"Ne po punojmë gjatë gjithë vitit për të marrë një sasi të mirë rrushi cilësor - dhe pastaj të vidhen ", thotë i vjedhuri

Në një natë me mjegull në fundjavën e 23/24 shtator, persona të panjohur vodhën 700 kilogramë rrush nga prodhuesi i verës Lorenz Hämmerli. Sipas tij bëhet fjalë për rreth 300 kg «Pinot Noir» dhe 400 kg «Chasselas». Ngjarja ka ndodhur në Gibelrain në Kantonin e Bernës, siç shkruan “Bieler Tagblatt”, përcjell albinfo.ch.

Vreshtari thotë se vjedhja nuk do të kishte një ndikim të rëndë financiar ndaj tij – 700 kg do të përbënin vetëm 1.5 për qind të sipërfaqes së kultivimit të tij. “Megjithatë, vjedhja është e bezdisshme. Ne po punojmë gjatë gjithë vitit për të marrë një sasi të mirë rrushi cilësor – dhe pastaj të vidhen “, thotë ai.

Tani prodhuesit e tjerë të verës në Seeland janë të shqetësuar, raportojnë mediat në Bernë, përcjell albinfo.ch.