Uncategorized

Haki Rugova i LDK-së, fitues i zgjedhjeve në Istog

Kandidati i LDK-së Haki Rugova ka marrë 1033 vota ose 50.03 për qind ndërsa  kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka marrë 1019 vota ose 49.97%

Ka ndryshuar zyrtarisht rezultati për kryetar të Komunës së Istogut.  Haki Rugova i LDK-së është fitues i zgjedhjeve në Istog, pasi ka dalë me 14 vota më shumë pas numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës.

Kandidati i LDK-së Haki Rugova ka marrë 1033 vota ose 50.03 për qind ndërsa  kandidati i AAK-së, Gani Dreshaj ka marrë 1019 vota ose 49.97%. Ndryshe nga hera e parë kur kishte marrë mbi 1 mijë vota me kusht kësaj radhe Gani Dresha ka marrë vetëm 16 sosh ndaj 8 sa kishte Haki Rugova.