Turizëm

Hamburgu, qyteti i katërt më i mirë për t’u vizituar

Sevilla në Spanjë është në vendin e parë, duke u ndjekur nga Detroit i SHBA-së dhe kryeqyteti i Australisë, Kanberra

Për më shumë se dhjetë vjet “Lonely Planet” ka renditur dhjetë qytetet, rajonet dhe shtetet më të mira për t’i vizituar në vitin e ardhshëm. Këtë vit në top-10 ndodhet edhe Hamburgu, duke u renditur në vendin e katërt, shkruan “theloacal.de”.

Blogerët, udhëtarët dhe punonjësit e “Lonely Planet” përpilojnë listat e destinacioneve bazuar në përvojat e tyre.

Lista e dhjetë qyteteve për vitin 2018 përpiqet të shfaq qytete që nuk janë shumë të mëdha, dhe që nuk e kanë pasur vëmendjen ashtu siç e kanë merituar, derisa kanë pasur ndryshime shumë kohët e fundit, përcjell albinfo.ch.

Në këtë aspekt nuk bën përjashtim Hamburgu, që ka disa vende mjaft të bukura dhe atraktive.

Sevilla në Spanjë është në vendin e parë, duke u ndjekur nga Detroit i SHBA-së dhe kryeqyteti i Australisë, Kanberra.

Gjithashtu në këtë listë janë San Juan në Porto Riko, Matera në Itali dhe Kaohsiung në Tajvan.