Bota

Hamburgu, qyteti më i mirë në botë për ‘jetën e natës’

Nëse keni nevojë për të dalë natën dhe të argëtoheni, atëherë si konsideratë duhet ta merrni qytetin gjerman, Hamburg.

Qyteti gjerman është shpallur si më i miri në botë për ‘jetën e natës’, në bazë të një ankete prej 4,100 njerëzve nga “Hostelworld-Hostel”, përcjell albinfo.ch.

Hamburgu u shqua për atmosferën mikpritëse, transportin e shkëlqyer publik, afërsinë e atraksioneve kryesore dhe natyrën mikpritëse të popullit të saj.

Kopenhaga, Berlini, Dublin dhe Amsterdami rrumbullakuan pesë qytetet e para.

Qytetet e mëdha kanë mbetur shumë prapa, ku Londra ndodhet në vendin e 36-të, Roma në atë të 39-të dhe Tokio në vendin e 41-të.