Sport

Hamdi Salihi shënon 4 gola në një ndeshje

Me këta gola, sulmuesi shqiptar në 14 ndeshjet e deritashme ka gjithsej 13 shënime për klubin e tij, Wiener Neustadt

Futbollisti shqiptar që luan në Austri, Hamdi Salihi, ka realizuar një rekord të vetin. Ai ka shënuar sot 4 gola për klubin e tij Wiener Neustadt, në ndeshjen kundër skuadrës Kpafenberg në bundesligën austriake.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4:2. Salihi ka shënuar nga dy penallti (minuta 10 dhe 29) si dhe dy herë të tjera ka finalizuar golat e përgatitur nga bashkëlojtari i tij Stefel, në minutat 20 dhe 56.

“Kjo ka qenë dita ime”, është shprehur lojtari për mediet austriake.

Me këta gola, sulmuesi shqiptar në 14 ndeshjet e deritashme ka gjithsej 13 shënime për klubin e tij.