Kosova
Hapen dy salla të reja në Kardiokirurgjinë e QKUK-së
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është bërë sot hapja e dy sallave të reja të operimit, ajo e Kardiokirurgjisë dhe Kujdesi Intensiv.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi se ky është lajm i mirë për pacientët, të cilët nuk do të kenë arsye për të shkuar në institucione private për të kërkuar shërbime shëndetësore.
“Deri tani këtu është operuar me një lloj presioni, për arsye se ka qenë vetëm një sallë dhe, në raste urgjente pacienti është dashur të presë para se t’i krijohet mundësia që të hyjë në operacion. Tani kemi një mundësi që në dy salla të operohet dhe realisht ta mënjanojmë edhe listën e pritjes, e cila ka bërë që pacientët të cilët kanë pasur probleme me zemër të presin me vite, në mënyrë që t’i jepet shërbimi i duhur”, theksoi ministri.
Ndërsa drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, deklaroi se sot përmbyllet një kapitull sa i përket shërbimit të Kardiokirurgjisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj Ashtu siç bëri për festat e Pashkëve, kompania kombëtare hekurudhore, SBB, do të vërë në shërbim...
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie