Kultura

Hapet ekspozita e fotografive “Green Belt 2017”

Mbrëmë në Mullirin e Haxhi Zekës është bërë hapja solemne e ekspozitës së fotografive “Green Belt 2017”, ku u ekspozuan 50 fotografi.

Ekspozita është organizuar nga Environmentally Responsible Action, ndërsa në të u ekspozuan koleksionet e fotografitë e tre fituesve të garën “Green Belt” në Kosovë: Gzim Sinani, Milot Tafilaj dhe Fatlinda Daku, si dhe udhëtimi përmes fotografive të pjesëmarrësve të udhëtimit ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Mal të Zi, për festimin e Ditës vjetore të Brezit të Gjelbër të Ballkanit, përcjell albinfo.ch.

E veçanta e kësaj ekspozite është se fituesit e garës për Kosovë, Gzim Sinani dhe Milot Tafilaj, ndajnë vendin e tretë në nivel ndërkombëtar, ku kanë garuar 8 shtete me nga 400 fotografi.

Drejtoresha e programeve të ERA-s, Ellen Frank Lajçi, tha se Green Belt ose Brezi i Gjelbër simbolizon përpjekjet evropiane për aktivitete të përbashkëta ndërkufitare në ruajtjen e natyrës, zhvillimin e qëndrueshëm dhe lidhjen e njerëzve me natyrën.