Turizëm

Hapet Konkurs i fotografisë për trashëgiminë kulturore

Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se është hapur konkursi i fotografisë digjitale #ColoursofAlbania2018, që për këtë vit do të fokusohet tek “Trashëgimia kulturore dhe përkatësia evropiane” e Shqipërisë, përcjell albinfo.ch. “Konkursi do të jetë i hapur deri më 30 korrik 2018 për të gjitha fotot tuaja që do të nxjerrin në pah vlerat e jashtëzakonshme të shoqërisë shqiptare apo pamjet mahnitëse që aparati juaj mund të kapë lehtësisht në çdo pëllëmbë të vendit”, ka shkruar Rama.