Lajme

Hapet në Prishtinë “Albanian Beaty” me kineastë nga diaspora

Është hapur të hënën mbrëma në Prishtinë edicioni i tretë i projeksionit filmik “Albanian Beaty”, ku do të transmetohen filma të metrazhit të shkurtër të krijuar nga artistë nga diaspora shqiptare.

Në hapjen solemne në sheshin “Zahir Pajaziti” morën pjesë shumë qytetarë të Prishtinës, mërgimtarë nga diaspora, si dhe zyrtarë të Qeverisë së Kosovës në krye me ministrin në detyrë të Diasporës, Valon Muratin.

Ky aktivitet mbahet mbështetur nga Ministria e Diasporës, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”. Sipas njoftimit zyrtar të këtij projeksioni në edicionin e sivjetmë do të shfaqen filma me artistët shqiptarë nga diaspora,  të cilët përfaqësojnë kulturën shqiptare në arenën ndërkombëtare.