Shkurt.ch

Hapet parku i ri në Prishtinë, i financuar nga Qeveria Zvicerane

Ky projekt ka kushtuar më shumë se 220 mijë euro ndërsa 70 për qind e tij është financuar nga projekti DEMOS dhe qeveria Zvicerane, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna

Projekti DEMOS e Qeveria Zvicerane në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës kanë bërë hapjen e parkut rekreativo sportiv tek salla një tetori në Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka treguar se ky projekt ka kushtuar më shumë se 220 mijë euro ndërsa 70 për qind e tij është financuar nga projekti DEMOS dhe qeveria Zvicerane, ndërsa pjesa tjetër nga Komuna. Ai ka ftuar qytetarët që ta ruajnë parkun në mënyrë që ai të mbijetoj.

I lumtur për hapjen e kësaj hapësire është shprehur edhe përfaqësuesi i DEMOS-it. Por fjalimin e tij e ndërprenë disa aktivist të PDK-së. Ata kanë ngjitur letra të bardha me zemra dhe mbishkrime në të.

Një nga aktivistët ka thënë se ata nuk do ta lënë rehat Ahmetin derisa ai të japë llogari për disa gjëra. Në këtë park janë: një fushë e basketbolli, guri alpin, tavolinat e pingpongut dhe për herë te parë në Prishtinë tashmë ka një ËC publike. Që ne hapje qytetarët kanë nis shfrytëzimin e këtij parku.