Shkurt.ch

Hapet qendra tregtare, e dyta më e madhe në Zvicër

Që nga 8 nëntori 2017 “Mall of Switzerland” (MoS) ka hapur dyert e saj në Ebikon, Luzern. Qendra e dytë tregtare më e madhe në Zvicër përfshin dyqane, restorante dhe aktivitete të ndryshme. Përveç kësaj, një hotel është planifikuar në këtë zonë. Investitorit nga Abu Dhabi mund t’i ketë kushtuar rreth 450 milionë franga.
Edhe pse situata në vendin industrial të Ebikonit është e diskutueshme, “Mall of Switzerland” (MoS) do të shkaktojë ndërrime në tregun lokal të shitjes me pakicë.
Për të tërhequr 4,5 deri në 5 milionë vizitorë në vit, menaxherët mbështeten në markat ndërkombëtare, si Terranova, Hunkemöller, Skechers, Stefanel, Original Penguin, Marines, Bijou Brigitte, etj. Ka edhe marka të tjera, si Bershka dhe Müller Drogeriemarkt, të cilat më herët kanë qenë të papërfaqësuara në këtë rajon.