Shkurt.ch

Hapet Salloni i Veturave në Gjenevë

Sot në hapësirën e panaireve Palexpo në Gjenevë është bërë hapja solemne e Sallonit të 86 të automobilëve. Aktin e hapjes e ka bërë ministri federal, Alain Berset.

Ky panair ndër më të mëdhenjtë në botë do të qëndrojë i hapur për publikun deri më 13 mars. Gjatë kësaj kohe në sallat e panairit do të ekspozohen më shumë se 120 automjete premiera botërore dhe evropiane, shkruan srf.ch.

Në fjalën e tij të hapjes, Berset ka bërë një rikapitulim të zhvillimit nëpër histori që ka sjellë deri te i ashtuquajturi «Homo Automobilus» ose te njerëzit e motorizuar. Njëkohësisht ministri vuri theksin në kundërshtimin që qeveria i ka bërë iniciativës së qujtur «Milkuh-Initiative» (Iniciativa e lopëve qumështore).

Nu duhet të vihen kundër njëri tjetrit Llojet e ndryshme të komunikacionit ka thënë Berset.

Më 5 qershor do të votohet mbi iniciativën e cila kërkon që të gjitha të ardhurat nga taksat e naftes të jepen për komunikacionin rrugor.