Kosova
Hapet shkolla e parë franceze në Kosovë
Kushtet në këtë shkollë janë shumë të mira dhe nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë në kushte profesionale
Të enjten është inauguruar shkolla e parë franceze ndërkombëtare në Prishtinë. Shkolla ka filluar punën nga muaji shtator, derisa është inauguruar zyrtarisht të enjten në Prishtinë, përkatësisht në lagjen ‘Arbëria’ apo ish-Dragodan.
Kushtet në këtë shkollë janë shumë të mira dhe nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë në kushte profesionale, shkruan albinfo.ch.
Hapjen e kësaj shkolle e ka bërë, Jean François Le Roch kryetar i shkollave franceze në rajon së bashku me ndihmën e Ambasadës franceze në Prishtinë. Në inaugurim ka marrë pjesë edhe ambasadori francez në Kosovë, ai zviceran, përfaqësues të Ambasadës belge, përfaqësues të Ministrisë së Kulturës në Kosovë, prind e shumë mysafirë të tjerë.
Jean François Le Roch është shprehur shumë i lumtur që edhe në Prishtinë do të ketë një shkollë të tillë. “Unë jam krijues i shkollave. Dhe pika kulminante në këtë profesion është inaugurimi i një shkolle të re. Jam shumë i lumtur edhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në hapjen e kësaj shkolle. Dua t’i përshëndes edhe prindërit për besimin që na kanë dhënë. Dua të falënderoj secilën familje. Gjithashtu falënderoj edhe stafin për ndihmën e madhe që kanë dhënë, si dhe ambasadorin francez në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, derisa në vitet e ardhshme do të jemi dëshmitarë të privilegjuar të zhvillimit të saj”, është shprehur ai para të pranishmëve.
Edhe ambasadori francez në Kosovë, Didier Chabert është shprehur shumë i lumtur për hapjen e kësaj shkolle, derisa shtoi se është i lumtur që një shkollë e tillë është hapur edhe në Prishtinë, sepse të tilla ka në Shkup, Tiranë, por edhe shumë vende të tjera.
Ky rrjet i shkollave franceze sipas tij ka mbi 430 shkolla.
Fitore Sadiku, drejtoreshë administrative në këtë shkollë është shprehur për albinfo.ch, se fillimisht janë 19 fëmijë, por ky numër pritet të rritet në të ardhmen. Fëmijët janë nga të gjitha nacionalitet pa dallim.
Stafi i shkollës franceze EFIP do të francez. Diploma që merret në këtë shkollë është e ngjashme me ato që jepen në Paris, apo kudo në Francë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?