Fotolajmi
Hapet xhamia e parë në Berlin me imame grua
Bëhet fjalë për xhaminë “Ibn Ruschd Goethe”, e cila kishte hapur dyert të premten në Berlin, në hapësirat e kishës së dikurshme evangjeliste “Sankt Johannes”, në lagjen Moabit.
Emrin kjo xhami e ka marrë nga dijetari islam, mjeku dhe filozofi i njohur arab, Ibn Ruschd, i njohur si Averroes (1126-1198) dhe poeti e dijetari i famshëm, Johann Wolfgang von Goethe.
Në xhami do të falen bashkarisht burrat dhe gratë, aty do të ketë lexim e interpretim historik-kritik të Kur’anit. Xhamia është për të gjithë e hapur, por jo për nikabin apo burkën. Seyran Ates premton në “Spiegel” se “me nikab apo burka nuk do të hyjë askush në xhami”.
Në të njëjtën kohë me hapjen e xhamisë, Ates boton edhe librin e saj, “Selam Frau Imamin” (“Selam zonja imame”), përcjell DW. Aty besimtarja myslimane shpreh zemërimin për tendencat fundamentaliste brenda islamit. Shumica e imamëve në Gjermani kanë një marrëdhënie të vështirë me lirinë e fesë, barazinë gjinore e homoseksualitetin. Ata predikojnë një islam të pardjeshëm, kritikon ajo.
Aktualisht Seyran Ates ndjek një kurs për t’u bërë imame. “Një kohë të gjatë kam ëndërruar që myslimanët liberalë të bashkohen, të jetojnë një islam që e mbështet fuqimisht demokracinë dhe barazinë në komunitetin e besimtarëve”, shkruan ajo në artikull.
Sipas avokates e aktivistes së gruas, Ates, islami duhet të modernizohet me urgjencë. Gjithnjë e më shumë myslimanë e myslimane dëshirojnë një islam paqësor që ruan dialogun me fetë e tjera, thotë 54-vjeçarja për gazetën gjermane “Die Zeit”. Por, ky islam nuk ka ende hapësirën e tij në Evropë. “Ekzistojnë vetëm komunitete konservatore që nuk lejojnë asnjë hapësirë për kritikë apo vënie në pikëpyetje”.
Seyran Ates mban një predikim në ditën e hapjes së xhamisë. 54- vjeçarja që kritikohet ashpër për qëndrimet e saj liberale të islamit ka marrë disa herë kërcënime për jetën.
Seyran Ates erdhi në Gjermani në moshën 6-vjeçare nga Turqia. Studimet e juridikut ajo i financoi me punën në një qendër konsultuese për femrat nga Turqia. Nga viti 1997 Ates është edhe avokate dhe lufton kundër dhunës familjare dhe martesave të detyruara.
Pas sulmeve terroriste në Londër e Mançester, Seyran Ates kërkon që myslimanët “të bëjnë më shumë kundër esktremizmit në islam”. “Shumica e heshtur myslimane duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër kësaj”, thotë Ates. Madje, ajo është e mendimit se “çdo mysliman sot duhet të reflektojë ndaj pyetjes: çfarë bën ti kundër asaj që feja jote keqpërdoret dhe diskreditohet?”
Në xhaminë “Ibn Ruschd Goethe” në Berlin ajo do të përpiqet të gjejë përgjigje.
Të tjera nga Fotolajmi
E-Diaspora
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024” Gjermani: Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me kryeministrin e Republikës së...
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut