Kosova

Hapet zyra e ankesave dhe kërkesave për pasagjerët në aeroportin e Prishtinës

Udhëtarët e kanë adresën e tyre për ankesa dhe kërkesa në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë

aeroporti i prishtines

Në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” nga dita e hënë ka nisur nga puna zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve.

Qëllimi i kësaj zyre është mbrojtja e të drejtave të udhëtarëve të aeroportit të Prishtinës.

“Stafi i Ministrisë së Infrastrukturës do të jetë në shërbim të qytetarëve çdo ditë të javës. Ndërsa ankesat dhe kërkesat mund të parashtrohen edhe përmes numrit të telefonit (+381) 038 200 28 105, apo adresës në email [email protected]”, bën të ditur ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, kjo nismë do të pasohet edhe me hapa të tjerë drejt rritjes së efikasitetit të udhëtimit për pasagjerët.​

Ndërkohë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” janë vendosur edhe tabelat përkatëse që orientojnë qytetarët si të zgjidhin çdo problematikë që kanë me kompanitë ajrore, si për vonesat e fluturimeve, anulimeve, humbje ose dëmtim të bagazhit apo lëvizja e personave me aftësi të kufizuar.