Kosova

Haradinaj beson se do të marrin dritën e gjelbër për viza

Kështu të paktën është shprehur shefi i ekzekutivit pas takimit që zhvilloi me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se Kosova do të marrë dritën e gjelbër nga Këshilli Evropian rreth heqjes së vizave për kosovarët.

Kështu të paktën është shprehur shefi i ekzekutivit pas takimit që zhvilloi me drejtoreshën e Ballkanit Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Komisionin Evropian, Genoveva Ruiz-Calavera.

Ndërsa, pas takimit, në një konferencë për media, Calavera ka thënë se janë në pritje të rekomandimit për Kosovën, dhe liberalizimi i vizave të bëhet realitet për vendin.

“Shpresojë që së shpejt konkluzionet do të vijnë që liberalizimi do të bëhet realitet, më vjen mirë që e tha ajo (Calavera v.j.) Komisioni do ta jep mendimin e vet, propozimi e vet. Propozimi do të diskutohet në Parlament dhe Këshillë të BE-së. Edhe pse mendojmë se do ta kemi vlerësimin pozitiv, prapë nuk është kryer puna. Jemi në një proces serioz që jemi si Kosovë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, raporton “RTK Live”.

Sipas tij, së shpejti presim konkluzionet që të vijnë për vizat. “Komisioni do ta jap propozimin e vet, pra ne besojmë që do ta kemi propozimin pozitiv, prapë nuk është kryer punë. Duhet të jemi të kujdesshëm që të mos dërgojmë porosi të gabuara në BE. Opinionet e ministrave të punëve të brendshme janë shumë të mira”, theksoi Haradinaj, përcjell albinfo.ch.

Shefi i qeverisë, ndërkaq duke folur për misionin e BE-së në Kosovë tha se “kemi pasur një mision të BE-së dhe jemi të hapur për misione të BE në çdo kohë. Apostolova ka mundësi që të marrë e t’i dërgoj të gjitha informatat. Jemi të përkushtuar për  rend e ligj. Për ne është rritur pesha e përgjegjësisë. Gjykatat dhe  prokurorit do ta ndiejnë peshën vetë, sepse janë në punë vetë dhe kjo është përgjegjësi historike. Duhet të qojmë sinjale që jemi serioz në punë”.

Ndërsa, Genoveva Ruiz-Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian tha se reformat e nisura në Kosovë i kemi arritur se bashku.